Maas-Kurtit: Dialogu me Serbinë është vendimtar për përparimin e Ballkanit

Maas-Kurtit: Dialogu me Serbinë është vendimtar për përparimin e Ballkanit

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas, në një bisedë telefonike të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se dialogu me Serbinë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, është vendimtar për përparimin e Ballkanit Perëndimor, përcjell Insajderi.

Kryediplomati gjerman ka pohuar se vendi i tij do që të sigurojë një perspektivë brenda BE-së për shtetet e Ballkanit.

“Organizata qeveritare e Gjermanisë është një përparësi kryesore për Gjermaninë që të sigurojë një perspektivë brenda Bashkimit Evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor, i tha Ministri i Jashtëm @HeikoMaas, Kryeministrit të Kosovës @AlbinKurti në një telefonatë sot. Dialogu mbi normalizimin me Serbinë i udhëhequr nga BE është vendimtar për këtë qëllim”, ka shkruar Maas në profilin e tij në Twitter.

Në anën tjetër, për bisedën telefonike me ministrin gjerman, Kurti ka thënë se ishte produktive, me theks të veçantë në anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO.

“Një bisedë produktive me ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, me theks në perspektivën evropiane të Kosovës dhe lidhjet tona të forta. Gjermania është një anëtar kyç i BE-së dhe ne ndajmë të njëjtin vizion për një Ballkan Perëndimor demokratik të angazhuar për anëtarësim të plotë në BE dhe NATO”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në Twitter./Insajderi.com