Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit ka miratuar masat e reja lehtësuese kundër COVID-19, të cilat hyjnë në fuqi nesër (12 maj), njofton Insajderi.
Me vendimin e ri, ora policore fillon në orën 24:00 dhe zgjatë deri në orën 04:00.
Objektet hotelierike, përkatësisht tarracat e tyre, do të duhen të mbyllen në orën 23:30.
Është miratuar edhe vendimi që të hapen çerdhet për më shumë fëmijë dhe palestrat./Insajderi.com