Tre të vdekur nga COVID-19, numri i rasteve të reja nën 50

Tre të vdekur nga COVID-19, numri i rasteve të reja nën 50

Tre persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se edhe 49 raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19 nga gjithsej një mijë e 494 mostra të marra për testim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 346 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.223 raste, kurse numri i rasteve aktive është gjashtë mijë e 102.

Numri total i rasteve pozitive është 106.538 raste dy mijë e 213 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prizren 11 raste, Ferizaj 8 raste, Drenas 6 raste, Mitrovicë 4 raste, Podujevë 4 raste, Prishtinë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Fushë-Kosovë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Gjilan, Istog, Kamenicë, Pejë dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com