Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është solidarizuar me Palestinen, njofton Insajderi.
Gjatë ditëve të fundit janë rritur përplasjet në rripin e gazës ndërmjet policëve izraelitë dhe protestuesve palestinezë.
“Çfarë po shohim në Jerusalem është një valë tjetër kolonizimesh. Terrori shtetëror ndryshon demografi. Shpronësime, dëbime, pastaj vendosje të kolonëve. Terror shtetëror është shprehja adekuate kur mënyra e përdorimit të aparatit të dhunës është arbitrare dhe kundër lirive dhe të drejtave themelore”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
Molliqaj, tha se situatën po e ndezin dy polet; “e djathta e kryeministrit” si dhe “fundamentalizmi i Hamasit.
“Pse flasim ne në Kosovë për Palestinën?! Kjo është nënqeshja cinike që vjen prej një populli me të njëjtat histori vuajtjesh”, ka thënë ai ndër tjerash. /Insajderi.com
Palestina është çështje e lirisë e pikëpamje për botën!
Çfarë po shohim në Jerusalem është një valë tjetër…
Posted by Dardan Molliqaj on Tuesday, 11 May 2021