Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pasi që presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka dekoruar shkrimtarin Peter Handke, mikun e Millosheviqit.
Me anë të një postimi në Twitter, Hoxhaj ka thënë se atij i është dhënë çmim për mohimin e tij të gjenocidit serb në Kosovë e Bosnjë.
Sipas tij, veprime të tilla tregojnë se Serbia mbetet një shtet gjenocidial.
Peter Handke, shkrimtari i cili ka fituar çmimin nobel, është kritikuar shumë, pasi që Handke ka qenë përkrahës i regjimit vrastar të Sllobodan Millosheviqit në ish Jugosllavi./Insajderi.com