Kroacia: Dërgimi i ushtarëve në Kosovë s`duhet të merret si provokim

Kroacia: Dërgimi i ushtarëve në Kosovë s`duhet të merret si provokim

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka thënë se dërgimi i rreth 150 ushtarëve në Kosovë nuk duhet të merret si provokim nga fqinjët, transmeton Insajderi.

Milanoviq thotë se kjo është e drejta e shtetit të cilin e drejton.

“Për disa ditë, 150 ushtarë tanë do të shkojnë në Kosovë. Kjo i shqetëson fqinjët tanë, megjithëse nuk ka për qëllim t’i shqetësojë ata, nuk synon një provokim, është e drejta jonë. Ne marrim pjesë në të dhe do të sillemi në atë mënyrë,” tha Milanoviq raporton ‘index.hr’.

Kroacia do të dërgojë rreth 150 ushtarë në Kosovë në kuadër të misionit të forcave paqeruajtëse të NATO-s. /Insajderi.com