Arrijnë në Kosovë edhe 38 mijë e 400 doza të vaksinës AstraZeneca

Arrijnë në Kosovë edhe 38 mijë e 400 doza të vaksinës AstraZeneca

Kanë arritur në Kosovë edhe 38 mijë e 400 doza të vaksinës kundër COVID-19 nga kompania AstraZeneca.

Lajmi është bërë i ditur nga programi i UNICEF-it në Kosovë, përcjell Insajderi.

Këto vaksina janë pjesë e ndihmës për Kosovën, nëpërmjet programit COVAX.

Deri tash në Kosovë janë vaksinuar rreth 29 mijë qytetarë. Fillimisht prioritet kanë qenë punonjësit shëndetësorë, personat mbi moshën 85-vjeçare si dhe ata me sëmundje kronike./Insajderi.com

 

Sot, ne kemi bërë një hap tjetër të rëndësishëm drejt shpërndarjes së barabartë të vaksinave! 38,400 doza shtesë të…

Posted by Unicef Kosovo Programme on Wednesday, May 12, 2021