Fushë Kosovë: Ther me thikë një grua dhe arratiset

Fushë Kosovë: Ther me thikë një grua dhe arratiset

Policia e Kosovës njofton se për një vrasje në tentativë e cila ka ndodhur të martën në Fushë Kosovë, përcjell Insajderi.

Sipas policisë, një grua ka raportuar se është therur me thikë nga një e dyshuar, e cila gjendet në arrati.

Rasti është duke u hetuar.

“Fushë Kosovë, 11.05.2021-22:05. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale ishte therë me thikë nga e dyshuara femër kosovare. Si pasoj e rastit viktima kishte pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat janë duke e hetuar rastin, kurse e dyshuara nuk është hasur nga policia dhe gjendet në arrati. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com