Abbott për arritjen e vaksinave COVID-19: I kënaqur që arritëm këtë moment të rëndësishëm

Abbott për arritjen e vaksinave COVID-19: I kënaqur që arritëm këtë moment të rëndësishëm

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se sot ishte pjesë e arritjes të kontingjentit të fundit të vaksinave COVID-19, nga COVAX, për qytetarët e Kosovës, përcjell Insajderi.

Abbott me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar është shumë i kënaqur që është arritur ky moment të rëndësishëm.

”Këtë mëngjes iu bashkova kolegëve të QUINT-it, ekipit të Kombeve të Bashkuara, dhe Kryeministrit Albin Kurti, në mirëpritjen e arritjes së kontingjentit të fundit të 38,400 dozave të vaksinës nga aleanca Covax.Ky proces është një maratonë, jo një shpejtësi, siç ka qenë e gjithë pandemia, por unë jam i kënaqur që kemi arritur këtë moment të rëndësishëm”, ka thënë ai.

Ambasadori theksoi se Britania e Madhe pati rol të rëndësishëm në sigurimin dhe shpërndarjen e kësaj vaksine në Kosovë, por dhe në mbarë botën.

“Ne Britania e Madhe, kemi kryer pjesën tonë, me mbi 500 milionë funta investime në strukturën COVAX. Deri më tani, ne kemi angazhuar deri në 829 milionë euro ndihmë nga Mbretëria e Bashkuar, për zhvillimin e vaksinave, trajtimeve dhe testeve COVID-19 dhe shpërndarjen e tyre në të gjithë botën”./Insajderi.com