“Rritja e buxhetit të FSK-së, prioritet edhe në vitet pasuese”

“Rritja e buxhetit të FSK-së, prioritet edhe në vitet pasuese”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se rritja e buxhetit për Forcat e Sigurisë të Kosovës do të jetë prioritet i Qeverisë edhe për vitet e ardhshme.

Kështu deklaroi ai gjatë një takimi që kishte të mërkurën me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Aty pos tjerash u diskutua edhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të aftësive dhe rritjen e kapaciteteve operacionale, si dhe implementimin e planeve për të ardhmen në funksion të përmbushjes së plotë të misionit kushtetues dhe ligjor të FSK-së.

FSK është në mision paqeruajtës në Kuvajt bashkë me ushtrinë amerikanë. U bisedua edhe për këtë çështje. /Insajderi.com