Hoxhaj: Tani nuk ka garë të hapur në PDK për pozitën e kryetarit

Hoxhaj: Tani nuk ka garë të hapur në PDK për pozitën e kryetarit

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se nuk ka garë të hapur për kryetar të kësaj partie.

Hoxhaj në Radio Televizionin Publik, ka thënë po ashtu se “nëse ka ambice” për këtë pozitë do ta diskutojë në kryesi të partisë e jo në studio.

“Aktualisht nuk ka ndonjë garë që është hapur. Kur të hapet gara, çdo kush që ka ambicie në parti mund të garojë”, tha ai.

Enver Hoxhaj, mori detyrën e ushtruesit të kryetarit në PDK, pasi Kadri Veseli pezulloi pozitën pasi iu konfirmua aktakuzat e Gykatës Speciale. /Insajderi.com