3 persona identifikohen për dhunimin e gruas në Prishtinë, Policia arreston njërin

3 persona identifikohen për dhunimin e gruas në Prishtinë, Policia arreston njërin

Tre persona nga pesë të dyshuar për dhunimin e një gruaje në Prishtinë, janë arritur të identifikohen nga Policia, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga vetë PK, e cila njofton se njëri nga të dyshuarit është arrestuar.

Në njoftimin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari është ndaluar për 48-orë, ndërsa dy persona gjenden në arrati.

“Lidhur me rastin, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe më datë 12.05.2021 është arrestuar dhe intervistuar njëri prej të dyshuarve, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh. /Insajderi.com