Një tollovi e madhe është shkaktuar para Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë.
Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i ka thënë Gazetës Online Insajderi, se po mundohen ta kenë situatën nën kontroll.
“Policia është në vendin e ngjarjes për ta pasur situatën nën kontroll”, tha ajo.
Ata që do të vaksinohen sot janë persona të moshuar, mbi moshën 65 vjeç.
Dje procesi i vaksinimit ishte ndërprerë për shkak të festës së Bajramit. /Insajderi.com