Tollovia para sallës “1 Tetori”, deputetja e PDK-së: Qeveria nuk ka “ndjeshmëri njerëzore”

Tollovia para sallës “1 Tetori”, deputetja e PDK-së: Qeveria nuk ka “ndjeshmëri njerëzore”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka thënë se Qeveria nuk ka “ndjeshmëri njerëzore”.

Ky reagim i saj erdhi pasi para Qendrës së Vaksinimit, janë grumbulluar të moshuarit ku dhe ishte e nevojshme ndërhyrja e Policisë.

“Pamjet e turmave të të moshuarve në pritje deri në dy ore për të marrë vaksinën, me zero distancë, tollovitë e shkaktuara nga mungesa e organizimit deri në ndërhyrje të policisë shpërfaqin paaftësinë totale të kësaj Qeverie”, ka shkruar Deliu në Facebook.

Ajo gjithashtu publikoi fotografi krahasuese të vaksinimit në Shqipëri dhe tash në Kosovë.

Para sallës “1 Tetori”, është krijuar një tollovi e madhe për të cilën Ministria e Shëndetësisë deklaroi se “qytetarë nga komuna të tjera kanë ardhur që të vaksinohen në Prishtinë”. /Insajderi.com