Ish-këshilltari i Kurtit për tollovinë para Qendrës së Vaksinimit: Zemaj do e kishte menaxhuar më mirë

Ish-këshilltari i Kurtit për tollovinë para Qendrës së Vaksinimit: Zemaj do e kishte menaxhuar më mirë

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari i Albin Kurti, ka reaguar për tollovinë te Qendra e Vaksinimit  “1 Tetori” në Prishtinë, përcjell Insajderi.

Gashi, ka thënë se është i bindur që ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, do ta menaxhonte shumë më mirë këtë situatë se ministri aktual Arben Vitia.

“Jam i bindun, madje thellë, që armend zemaj kishte me e menaxhu larg më mirë këtë situatë. marre.”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Para sallës “1 Tetori” ku po kryet vaksinimi janë shkaktuar radhë të gjata dhe tollovi.

Ndaj kësaj, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë, e cila përmes një njoftimi  ka thënë se kjo vjen “si pasojë se aty kanë ardhur të vaksinohen qytetarë edhe nga komunat e tjera”./Insajderi.com