Me shkop druri iu shkuan në oborr dhe i rrahën dy personat nga Vushtrria.
Policia e Kosovës në raportin njëzetekatër orësh ka raportuar se janë arrestuar katër sulmuesit.
Viktimat kanë marrë tretman mjekësor, raporton Insajderi.
Gjithashtu, janë konfiskuar dy shkop druri, të cilat janë përdorur gjatë sulmit.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërgua në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë liruar. /Insajderi.com