Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se është vendosur nën kontroll pritja në “Sallën 1 Tetori”.
Qindra të moshuar ishin grumbulluar duke shkaktuar tollovi para Qendrës së Vaksinimit.
Policia e Kosovës kishte ndërhyrë për ta pasur situatën nën kontroll.
Këtë grumbullim, Partitë opozitare e kanë cilësuar si “keqmenaxhim” të Qeverisë. /Insajderi.com