Sekretari i Përgjithshëm i NISMA Socialdemokrate, Billal Sherifi, ka thënë se me “praktikant nuk mbahet shteti”.
Ky reagim i tij erdhi pasi një grumbull personash mbi moshën 65 vjeç krijuan tollovi para Qendrës së Vaksinimit “1 Tetori”.
“Kjo formë kaotike e qeverisjes ka vënë në rrezik jetët e kategorive më të rrezikuara të shoqërisë sonë. Prandaj kërkojmë përgjegjësi nga tërësia e zinxhirit të njerëzve të përfshirë në rrezikimin e qytetarëve”, ka shkruar Sherifi në Facebook.
Ai tha se kjo “indiferencë e Qeverisë” përbën vepër penale.
“Indiferenca institucionale përball rrezikut nga infektimi me COVID-19 përbën vepër penale, sepse hyn në kategorinë e MOSDHËNIES NDIHMË NJERËZVE NË RREZIK”, deklaroi ai. /Insajderi.com