Dy vdekje dhe 49 raste me COVID-19

Dy vdekje dhe 49 raste me COVID-19

Dy persona kanë vdekur në njëzetekatër orët e fundit si pasojë e COVID-19 me çka numri i të infektuarve që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë shkoi në 2.220.

Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, raportoi edhe për 49 raste nga 1.835 mostra.

Po ashtu gjatë ditës së fundit u shëruan edhe 310 të infektuar.

Numri i të infektuarve në total ka shkuar në 106.803, ndërsa i atyre që e kanë fituar betejën ndaj Coronavirusit në 99.097. Rastet aktive janë 5.486.

Rastet pozitive janë nga komunat: Leposaviq 8 raste, Prishtinë 7 raste, Gjilan 4 raste, Lipjan 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Ferizaj 3 raste, Prizren 3 raste, Drenas 2 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Gjakovë 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë dhe Skenderaj. /Insajderi.com