16 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut

16 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut

16 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, përcjell Insajderi.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë regjistruar 30 raste të reja të infeksionit nga një mijë e 658 mostra të marra.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve 359 pacientë janë shëruar nga COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut, 154 mijë e 524 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 143 mijë e 427 janë shëruar, pesë mijë e 184 kanë vdekur dhe vazhdojnë të mbesin edhe pesë mijë e 913 raste aktive./Insajderi.com