Dumoshi për Arben Vitinë: Pije edhe ndonjë kafe ndoshta kthjellesh ma shumë

Dumoshi për Arben Vitinë: Pije edhe ndonjë kafe ndoshta kthjellesh ma shumë

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka ironizuar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me pritjet e gjata të qytetarëve për tu vaksinuar tek qendra “1 Tetori”, në Prishtinë.

Ajo ka thënë se Vitia vendin e ka sjellë në Katrahurë për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë.

“O Ministër pije edhe naj kafe ndoshta kthjellesh ma shume, dhe e sheh se çfarë katrahure ka krijuar keqmenaxhimi yt kundrejt pandemisë.

Kryetari Mustafa dikur thoshte “ata që e kane lëshuar kosën gjere, në fund do t’i prejnë këmbët e veta.” Ashtu duket sot. Pas rënies nga skelet fiktive të propagandës, kjo qeveri del e paaftë për të menaxhuar me pandeminë. Fatkeqësisht, pasojat po i vuajnë të gjithë qytetaret e Kosovës”, ka shkruar ajo./Insajderi.com