Haxhiu dërgon në qeveri 12 prona publike të paluajtshme për rivlerësim

Haxhiu dërgon në qeveri 12 prona publike të paluajtshme për rivlerësim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka dërguar 12 prona publike të paluajtshme në qeveri në mënyrë që aty të përcaktohen kriteret bazë sipas të cilave më pas ato prona duhet të jepen në shfrytëzim, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja Haxhiu në profilin e saj në Facebook.

Ajo ka shtuar se, “mbrojtja dhe shfrytëzimi i pronave publike për interes publik është obligim ligjor dhe kushtetues”.

Tutje, Haxhiu ka thënë se kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, dhe se është e përkushtuar që pasuritë publike të shfrytëzohen vetëm për nevoja publike.

“Kjo s’ka ndodhur asnjëherë më parë!

Jemi të përkushtuar që pasuria publike të shfrytëzohet vetëm për nevoja publike dhe për interesa të qytetarëve të Republikës së Kosovës”./Insajderi.com