Dy persona të premten në Prizren nuk po pajtoheshin me faktin se po dënoheshin nga Policia e Kosovës për moszbatim të masave anti-COVID.
Ata kundërshtuan zyrtarët policorë me ashpërsi dhe përfunduan të arrestuar.
Por, me vendim të prokurorit pas intervistimit u liruan me procedurë të rregullt.
Ndërkohë, Policia e Kosovës në raportin njëzetekatër orësh ka njoftuar se janë shqiptuar 649 gjoba për shkak të masave anti-COVID. /Insajderi.com