Publikohen pamje nga tollovia në QKMF-në e Ferizajt gjatë procesit të vaksinimit

Publikohen pamje nga tollovia në QKMF-në e Ferizajt gjatë procesit të vaksinimit

Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Gëzim Kokollari, ka publikuar pamje nga tollovia e krijuar gjatë të shtunës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, shkruan Insajderi.

“Po ndihet era e shtetit edhe në Ferizaj”, ka shkruar ai në Facebook.

Ditën e djeshme ka filluar vaksinimi në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, teksa pamjet me tollovi  njerëzish që nuk mbajtën distancë sociale shkaktuar reagime të shumta në opinion publik.

Në ndërkohë po gjatë ditës së djeshme, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar lokacionet se ku qytetarët mbi moshën 65 vjeç mund të vaksinohen./Insajderi.com
,