Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar Qeverinë e Kosovës që nuk po merr masa për Veriun e Kosovës.
Gjatë një konference për media, Shëkmb Manaj, tha se Lëvizja Vetëvendosje “trumbetotne” gjatë kohës sa ishte në opozitë
““Kjo qeveri nuk ka paraparë asnjë masë konkrete për veriun e Kosovës. LVV sa ishte në opozitë trumbetonte se në momentin që vjen në pushtet do të shtrinte autoritetin e plotë në veri të Kosovës. Prandaj LVV t’u shpjegojë qytetarëve se cilat janë masat që i ka marrë”, ka thënë ai.
Ai vazhdoi që ta kritikojë Qeverinë për mungesë të planit rreth kthimit të qytetarëve në Veri të vendit.
“Qeveria nuk ka paraparë asnjë masë për kthimin e qytetarëve të veri të vendit, pra të shqiptarëve. Ata kanë zgjedhur që të paguajnë rrymën për serbët në veri”.
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar vendimin e ekzekutivit dhe votimin e në Kuvend për ndarjen e 11 milionë eurove që të paguhet rryma e serbëve në Veri. /Insajderi.com