Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në orët e mëngjesit në Pejë, derisa nuk raportohet për persona të lënduar, shkruan Insajderi.
Rasti ka ndodhur në lagjen “7 shtatori”, rreth 05:20.
Lajmin e konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 05:20 kemi marrë informacionin se një shtëpi është përfshirë nga zjarri dhe njësiti i zjarrfikësve ka intervenuar, nuk ka të lënduar. Eksperti i zjarreve e konstaton shkakun”, ka thënë Rugova./Insajderi.com