BE: Kosova ka obliigm ndërkombëtar formimin e Asociacionit

BE: Kosova ka obliigm ndërkombëtar formimin e Asociacionit

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se “Kosova ka obligm ndërkombëtar për ta themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.

Pasi Prishtina hyri për këtë marrëveshje në vitin 2013 dhe kjo u miratua nga Kuvendi i Kosovës.

“Kjo marrëveshje u përfundua me mirëbesim nga të gjitha palët e përfshira. Asnjëherë nuk është anuluar. Në fakt, marrëveshja e vitit 2013 u ratifikua nga Kuvendi me shumicën e 2/3. Duke vepruar kështu, Kosova ndërmori një detyrim ndërkombëtar për të zbatuar këtë marrëveshje”, tha Stano për KosovaPress.

Ai shtoi se Kosovës i mbetet të propozojë një rrugë përpara për të zbatuar marrëveshjen.

Gjykata kushtetuese kishte dhënë verdiktin se kjo marrëveshje shkel aktin më të lartë juridik në vend.

Për këtë marrëveshje ishin organizuar edhe protesta në Prishtinë.

Partia që i organizonte; Lëvizja Vetëvendosje tash e vetme është në pushet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përmendur qershorin si një mundësi për rifillimin e dialogut. /Insajderi.com