Tri vdekje dhe 40 raste me COVID-19

Tri vdekje dhe 40 raste me COVID-19

Tre persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në njëzetekatër orët e fundit për ta çuar numrin e personave që kanë ndërruar jetë që nga fillimi i pandemisë në 2.223.

Po ashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar për 40 të shëruar e 358 të shëruar.

Numri i të infektuarve shkoi në 106.843, ndërkaq i të shëruarve 99.455.

Rastet aktive tani janë 5.165.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Skenderaj 6 raste, Vushtrri 6 raste, Viti 4 raste, Suharekë 3 raste, Drenas 2 raste, Gjakovë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Kaçanik, Klinë dhe Pejë. /Insajderi.com