Autoritetet janë duke e trajtuar rastin e dyshimit të ngacmimit seksual të një të miture nga dy nxënës të shkollës “Faik Konica” në Prishtinë.
Të shtunën, është publikuar në media një video ku pretendohet se disa djemë të klasës së shtatë kanë tentuar të ushtrojnë seks oral mbi një të mitur në klasën e parë.
Nga Policia e Kosovës në një përgjigje për Insajderi-n kanë bërë të ditur se për shkak të moshës së personave të përfshirë në këtë ngjarje, rasti po trajtohet nga Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale.
“Nga zyrtarët e shkollës kemi pranuar një informacion me ndjeshmëri, i cili është trajtuar në koordinim me drejtuesit e shkollës, zyrtarët e Qendrës për Punë dhe Mirëqenie Sociale si dhe Prokurorin e shtetit. Për shkak të moshës së personave të përfshirë në këtë ngjarje dhe rrethanave specifike, me rekomandim të prokurorit, rasti po trajtohet nga Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale”, thuhet në përgjigjen e Policisë./Insajderi.com