Jasharaj: Zëvendësimi me kuadro jo-adekuatë do të na sjellë probleme

Jasharaj: Zëvendësimi me kuadro jo-adekuatë do të na sjellë probleme

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës (SBASHK), po e konsideron si problem të madh rekrutimin e punëtorëve arsimorë, duke i quajtur konkurse burokratike, transmeton Insajderi.

Kryetari i kësaj Sindikate, Rrahman Jasharaj, thotë se zëvendësimi me kuadro jo-adekuatë do të sjellë probleme në arsim.

“Rekrutimi i punëtorëve të arsimit gjithmonë ka qenë problematikë, ngase është një procedurë kogja burokratike, shpallen konkurse pastaj institucioneve i duhen diku dy muaj për ta realizuar sepse ligjet e kanë bërë shumë komplekse këtë dhe ajo çfarë duhet të arrihet, se marrëveshja është dhe nëse papritur mbet një vend i zbrazët pune për arsye të ndryshme të lejohet që të merren kuadro nga ai kuadër i cili është në pritje dhe që ka konkurruar në konkurse por nuk është pranuar sepse në Kosovë kemi që për një vend janë 30-50 e më shumë”, ka thënë Jasharaj për EO.

“Zëvendësimi me kuadro jo-adekuatë do të na sjellë probleme. Shteti ka siguruar mjete që ata të zëvendësohen me kuadrat që janë në pritje dhe falë Zotit në Kosovë ka mjaft kuadro të reja, të përgatitur dhe është mëkat që ata të lihen në pritje e pa punë e të bëhen zëvendësime të ashtuquajtura brenda shkollave”.

Sipas tij, për shkak të pandemisë do ishte e mjaftueshme nëse arrihet të realizohet plan-programi mësimor deri në 70%.

“Do të jetë fitore e madhe që secili shtet ta mbyll këtë vit shkollor me sa më pak pasoja, me sa më pak të prekur, të vetëdijshëm se viti shkollor nuk është kryer në tersi sa duhet. Kemi dhe manualin i cili parasheh se do të jetë i kompensuar materia që punohet në shkolla do të thotë se është thënë që do të realizohet plan-programi, nëse arrihet të realizohet 70%”. /Insajderi.com