Kurti në 22 vjetorin e zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti: Ai është më i madh se jeta

Kurti në 22 vjetorin e zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti: Ai është më i madh se jeta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 22 vjetori e zhdukjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hotit, ka thënë se fati i tij nuk është zbardhur akoma kurse drejtësia për të nuk ka nisur, shkruan Insajderi.

“Të mungosh do të thotë të jesh diku tjetër, larg prej njerëzve që të duan”, ka shkruar kryeministri për Hotin.

Kurti ka thënë se Ukshin Hoti është më i madh se jeta, ndërsa ka kujtuar edhe tri librat që ai i ka shkruar: “Filozofia e Politikës e Çështjes Shqiptare, “Bisedë përmes hekurash” dhe “Lufta e Ftohtë dhe Detanti”.

“Tre libra, tri ditë lexim, pas të cilave nuk do të mendoni, studioni e veproni njësoj. Është më i madh se jeta. Këtë foto që nuk e kisha parë ndonjëherë më përpara, ma solli profesori i historisë Durim Abdullahu”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Insajderi.com