Hoti: Për kancelaren Merkel – SHBA, BE dhe Izraeli janë themeli i politikës së jashtme gjermane

Hoti: Për kancelaren Merkel – SHBA, BE dhe Izraeli janë themeli i politikës së jashtme gjermane

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me konfliktin e vazhdueshëm midis Izraelit dhe Palestinës, transmeton Insajderi.

Ai ka cituar një nga autorët e biografisë së kancelares gjermane, Angela Merkel, i cili kishte thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Izraeli, janë themel i politikës së jashtme së Gjermanisë.

Tutje në këtë citim thuhet se Merkel përherë e mendon të njëjtën gjë, se Gjermania asnjëherë nuk guxon të bëjë politikë kundër BE-së, Izraelit dhe kundër SHBA-së.

“Biografi i Kancelares Merkel, Stefan Korneliues, thotë: Për Merkelin, SHBA-ja, BE-ja dhe Izraeli i përkasin themelit të politikës së jashtme gjermane. Nganjëherë Merkel flet për rezon shtetëror, para se gjithash kur bëhet fjalë për Izraelin. Por, ajo përherë e mendon të njëjtën gjë: Gjermania kurrë nuk guxon të bëjë politikë kundër Bashkimit Evropian, kundër Izraelit dhe kundër ShBA-së”, ka shkruar Hoti. /Insajderi.com