Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nesër (17 maj 2021), duke filluar nga ora 12:00 do të mbajë protestë pranë Ministrisë së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Protesta do të mbahet pas raportimit të një rasti të sulmit seksual ndaj një nxënëse të klasës së parë në Prishtinë.
Arsyeja e kësaj proteste është që të futet edukata seksuale si lëndë në shkolla, të ketë ambiente të sigurta për nxënësit dhe të punësohen punëtorë social dhe psikolog në shkolla.
Sipas njoftimit të bërë, protesta do t’i ketë tri kërkesa kryesore:
- Futja e edukatës seksuale në shkolla;
- Ambiente të sigurta për nxënëset/it;
- Punësimi i punëtoreve/ëve socialë dhe psikologeve/ëve në të gjitha shkollat./Insajderi.com