Profesori amerikan: E papranueshme që vetëm 14% e kosovarëve janë vaksinuar

Profesori amerikan: E papranueshme që vetëm 14% e kosovarëve janë vaksinuar

Alon Ben-Meir, profesor në Universitetin e Johns Hopkins në SHBA, njëherësh edhe njohës i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, i ka rekomanduar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të angazhohet më shumë lidhur me çështjen e vaksinimit të kosovarëve me vaksinën anti-Covid.

Ben-Meir, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’, së këndejmi, e ka konsideruar të papranueshëm faktin se vetëm 14 për qind e Kosovës janë imunizuar kundër Coronavirusit.

“Kurti nuk duhet të përfshihet në punët e brendshme të shteteve fqinje, sikurse bëri në Shqipëri. Në vend të kësaj, ai duhet të merret urgjentisht me çështjet që prekin Kosovën”, ka shkruar profesori amerikan në postimin e tij.

“Është i papranueshëm fakti që vetëm 14% e popullsisë kosovare është vaksinuar deri më tani; Kosova duhet t’i japë përparësi vaksinimit të grupeve më të rrezikuara nga Covid-19”, ka thënë tutje Ben-Meir./Insajderi.com