Tiranë: Vdes 33-vjeçari pasi aksidentohet me veturë

Tiranë: Vdes 33-vjeçari pasi aksidentohet me veturë

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 01:30 në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë.

Viktima është R.K., 33-vjeçar.

Policia bën të ditur se viktima ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Insajderi.com