Vjosa Osmani niset për në samitin Brdo-Brijuni

Vjosa Osmani niset për në samitin Brdo-Brijuni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është rrugës për takimin me liderët e rajonit me rastin e 10 vjetorit të procesit Brdo-Brijun, përcjell Insajderi.

Osmani në rrjetin social Instagram ka postuar një fotografi ku ka shkruar “Rrugës për në takimin e liderëve me rastin e 10-vjetorit të procesit të Brdo Brijunit”.

Sipas një komunikate të Presidencës, temat që do të diskutohen në këtë Samit janë: Rëndësia e procesit Brdo-Brijuni në 10-vjetorin e tij, adresimi i pasojave të COVID-19, rimëkëmbja ekonomike dhe plani investiv i BE-së, zgjerimi i BE-së si prioritet gjeostrategjik, si dhe përmbyllja e projektit të Evropës së bashkuar me përfshirjen e shteteve te Ballkanit Perëndimor.

Nga kjo zyre është bërë e ditur se, Osmani do t’i paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës lidhur me temat që do të trajtohen në këtë proces.

“Në margjina të takimit, Presidentja Osmani do ta zhvillojë takime bilaterale me presidentët e Kroacisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim./Insajderi.com