Sindikata e sektorit privat me disa kërkesa për deputetët

Sindikata e sektorit privat me disa kërkesa për deputetët

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka kërkuar nga deputetët që në seancën plenare të së hënës në Kuvend, ku po diskutohet për programin e Qeverisë Kurti II, të aprovojnë propozimin që paga minimale të jetë 350 euro.

Përmes një kërkese publike, nga kjo sindikatë kanë kërkuar që në programin e qeverisë të përmendet në detaje se kur do të fillojë kjo pagesë.

“Kur do të jetë i gatshme themelimi i gjykatës së punës dhe të bëhet themelimi i një fondi social i cili do t’i mbulonte punëtorët e larguar nga puna pa dëshirën e tyre”, thuhet në komunikatën e kësaj sindikate./Insajderi.com