Kurti u përgjigjet deputetëve: Duhet të ndryshohet imazhi i vendit në mënyrë që të avancojmë

Kurti u përgjigjet deputetëve: Duhet të ndryshohet imazhi i vendit në mënyrë që të avancojmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën plenare të së hënës në Kuvend, ku ka prezantuar programin qeverisës, ka deklaruar se duhet të ndryshohet imazhi i vendit, në mënyrë që të vazhdohet përpara, njofton Insajderi.

Kurti, derisa u përgjigjej kritikave të deputetëve opozitarë rreth programit, tha se “duhet ta pranojmë që imazhi i vendit tonë nuk është i mirë jo për shkak të popullit, por për shkak të keqqeverisjes”.

Shefi i ekzekutivit pati edhe një përgjigje për kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili e quajti ‘populist’.

“Popullsitë janë ekstremi i djathtë që e konsideron popullin tërësi organike dhe nga pikëpamja jonë nuk është tërësi organike, ideja e popullzimit është lidhja e shkurtër ne popullin dhe unë nuk shoh lidhje të shkurtër dhe synimi është që ta zgjerojë klasën e mesme”, deklaroi ai.

Ndërsa, Hoxhaj në replikë iu drejtua Kurtit, duke thënë se kritikat nuk vijnë nga e kaluara as prej të ardhmes, por prej programit të dobët./Insajderi.com