“Shkolla të sigurta për vajza”, protestohet para MASHTI-t për rastin e të miturës

“Shkolla të sigurta për vajza”, protestohet para MASHTI-t për rastin e të miturës

Para Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, të hënën është protestuar nga Kolektivi për Mendim Kritik dhe Veprim feminist, pas rastit të ngacmimit seksual ndaj një të miture nga dy nxënës në oborrin e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë, njofton Insajderi.

“Sulmet seksuale nuk janë lojëra fëmijësh”, “Shkolla të sigurta për vajzat”, “Sulmet seksuale nuk kanë arsyetim”, “Punëtorë socialë e psikologë në shkolla”, ishin disa prej thirrjeve ne këtë protestë para MASHTI-t”.

Protesta që u paralajmërua të dielën, nisi në orën 12:00, ndërkaq pikë e protestës është neglizhimi i sigurisë së vajzave dhe mungesa e politikave të mirëfillta të edukimit.

Të shtunën u publikua një video, ku disa djemë të mitur “tentonin që t’i impononin seks oral” një vajze po ashtu të mitur.

Në media u raportua se “drejtoresha e shkollës kishte informacione mbi këtë rast”.

Pas këtij rasti në opinionin publik ka pasur reagime nga më të ndryshmet që lidhen me ngacmimet seksuale, pornografia tek fëmijët si dhe edukata në shkollë dhe familje. /Insajderi.com