Sveçla reagon për kokainën që u kap në Lipjan: Pas 14 shkurtit, Kosova s’do të jetë më streha e kriminelëve

Sveçla reagon për kokainën që u kap në Lipjan: Pas 14 shkurtit, Kosova s’do të jetë më streha e kriminelëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas raportimeve për kapjen e një sasie të madhe të lëndëve narkotike në Lipjan, përcjell Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se pas 14 shkurtit (kur Lëvizja Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet parlamentare), Kosova nuk do të jetë më “streha e kriminelëve”.

Ai ka bërë të ditur se ky aksion ka qenë në koordinim me institucionet e partnerëve të Kosovës.

Sveçla ka shkruar  se “Republika e Kosovës do të shfrytezojë gjitha kapacitetet e saj për ta luftuar aktivitetet kriminale”.

“Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj do të jetë e pakompromis në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe që sfidojnë sundimin e ligjit. Pas 14 shkurtit, Republika e Kosovës nuk do të jetë më streha e kriminelëve”, ka shkruar ministri i Lëvizjes Vetëvendosje.

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të hënën në Lipjan, që ka të bëjë më konfiskimin e dy tonëve me  kokainë. /Insajderi.com