19 të vdekur dhe 27 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

19 të vdekur dhe 27 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

19 persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, derisa ka njoftuar se edhe 27 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 192 pacientë.

Nga 757 mijë e 794 testime të bëra që nga fillimi i pandemisë në këtë vend fqinj, 154 mijë e 725 njerëz kanë rezultuar pozitivë, 146 mijë e 42 janë shëruar, pesë mijë e 230 kanë vdekur nga virusi dhe vazhdojnë të mbesin edhe tre mijë e 452 raste aktive. /Insajderi.com