Sulmohet seksualisht një grua

Sulmohet seksualisht një grua

Policia e Kosovës ka njoftuar se, të hënën një grua ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur, shkruan Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15 në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, rasti vazhdon të hetohet.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar nga një i dyshuar mashkull i panjohur për viktimën. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com