Ambasada amerikane në Prishtinë, ka reaguar pas aksionit të djeshëm në Lipjan, ku u sekuestruan 400 kilogramë kokainë dhe u arrestuan shtatë persona, shkruan Insajderi.
Ambasada amerikane në një postim në Twitter, ka shkruar se aksioni i djeshëm është fitore e madhe për sundimin e ligjit.
“Luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Përgëzime për autoritetet e Kosovës për kapjen e djeshme të drogës në Lipjan – sukses përmes partneritetit global midis Kosovës, Italisë, Shqipërisë dhe DEA WashingtonDC”, ka pohuar kjo ambasadë.
Gjatë ditës së hënë, Policia e Kosovës pas një aksioni të përbashkët me autoritetet e Shqipërisë, Italisë dhe DEA amerikane kanë sekuestruar 400 kilogramë kokainë dhe arrestuar shtatë persona./Insajderi.com
Combatting organized crime & drug trafficking requires international determination & cooperation. Kudos to Kosovo authorities for yesterday’s drug seizure in Lipjan–success through global partnerships between Kosovo, Italy, Albania, & @DEAWashingtonDC. Big win for rule of law. pic.twitter.com/3GQ6AT4pvw
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) May 18, 2021