Jep dorëheqje nënkryetarja e AAK-së

Jep dorëheqje nënkryetarja e AAK-së

Magbule Sadri – Shkodra ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe nga të gjitha funksionet në këtë parti, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, e cila në një postim në Facebook ka shkruar se dorëheqjen ia ka kumtuar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Ju njoftoj se sot e kam informuar kryetarin Haradinaj se kam vendosur që të jap dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha përgjegjësitë si dhe nga vetë partia. Dëshiroj të falënderojë të gjithë qytetarët, kolegët/et dhe aktivistët/et e AAK-së për mbështetjen e tyre gjatë angazhimit tim në AAK”, ka njoftuar Sadri-Shkodra.

Tutje, ajo ka thënë se “do të angazhohem për të mirën e qytetarëve dhe vendit sa herë që është nevoja”./Insajderi.com