Ambasadori italian, Nicola Orlando, ka reaguar pas sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë dhe arrestimit të shtatë personave të hënën në Lipjan, shkruan Insajderi.
Në rrjetin social Twitter, ai ka shkruar se është krenar për bashkëpunimin efektiv kundër krimit të organizuar.
“Italia, Kosova, Policia e Shqipërisë dhe GDF zhvilluan veprimin më të madh ndonjëherë kundër drogës, duke kapur 400 kg kokainë. Sot ne festuam këtë sukses të madh ndërkontinental me ministrin Xhelal Sveçla dhe ekipet operacionale”, ka thënë ambasadori Italian.
Sekuestrimi i drogës erdhi pas një aksioni të përbashkët të autoriteteve të Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë dhe DEA-s amerikane./Insajderi.com
#Italy, #Kosovo & #Albania police & @GDF @poliziadistato conducted the biggest ever drug op in 🇽🇰, seizing 400 kg of cocaine. Today we celebrated this huge intercontinental success w/Min @XSvecla & the operational teams.
I’m proud of our effective coop against crime! 💪🏻
🇮🇹🇪🇺🇽🇰 pic.twitter.com/aJnEtaJPGs
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) May 18, 2021