Një i vdekur dhe 64 raste me COVID-19

Një i vdekur dhe 64 raste me COVID-19

Një person ka vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa janë konfirmuar 64 raste të reja pozitive, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë testuar katër mijë e 297 mostra.

Numri total i rasteve pozitive është 107 mijë e tri raste nga 575 mijë e 614 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe dy mijë e 227 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 409 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100 mijë e 233. Numri i rasteve aktive është katër mijë e 543.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 12 raste, Ferizaj 9 raste, Skenderaj 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Prizren 5 raste, Deçan 3 raste, Gjakovë 3 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 2 raste, Obiliq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Fushë-Kosovë, Gjilan, Kamenicë, Pejë, Shtime dhe Suharekë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Insajderi.com