Dy persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, e cila ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar edhe 83 raste të reja me COVID-19.
Gjithashtu, është njoftuar se janë shëruar 259 pacientë dhe janë kryer 2 mijë e 704 testime.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut, 154 mijë e 804 persona janë infektuar me COVID-19, 146 mijë e 302 janë shëruar, pesë mijë e 232 kanë vdekur dhe vazhdojnë të mbesin edhe tre mijë e 270 raste aktive. /Insajderi.com