Një grua është arrestuar të martën në Graqanicë të Prishtinës nën dyshimin se ka keqtrajtuar fëmijën e saj në prezencë të zyrtarëve policorë.
Sipas policisë, fëmijë ka pranuar trajtim mjekësor.
Rasti është hapur si “Keqtrajtim dhe lënie e fëmijës”.
“Graqanicë, Prishtinë 18.05.2021-11:40. Është arrestuar e dyshuara femër pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj i është vërsulur fëmijës së saj në prezencën e zyrtarëve policor. Fëmija ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Insajderi.com