Hoxhaj reagon pas refuzimit të Malit të Zi për të dërguar ushtarë të NATO-s në Kosovë

Hoxhaj reagon pas refuzimit të Malit të Zi për të dërguar ushtarë të NATO-s në Kosovë

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, deklaroi të mërkurën se refuzimi i Malit të Zi për të dërguar ushtarët e saj në kuadër të NATO-s në Kosovë është thirrje zgjimi për partnerët, njofton Insajderi.

Sipas tij, ky refuzim po ashtu është kërcënim për orientimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor.

“Refuzimi i Malit të Zi për të dërguar ushtarë të NATO-s është një thirrje zgjimi për partnerët tanë në NATO. Srpski Svet po bëhet një kërcënim për orientimin Euro-Atlantik të Ballkanit Perëndimorë.

Ndarja e unitetit NATO në rajon dhe në Kosovë u shërben vetëm interesave të Beogradit dhe Moskës, askujt tjetër”, ka shkruar i pari i PDK-së në llogarinë e tij në Twitter.

Qeveria e Malit të Zi është shprehur kundër dërgimit të një toge të këmbësorisë në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe për këtë si arsyetim është përmendur pandemia COVID-19./Insajderi.com