Mbrojtja e Thaçit ankohet se dokumentacioni i ofruar nga Prokuroria nuk është i plotë

Mbrojtja e Thaçit ankohet se dokumentacioni i ofruar nga Prokuroria nuk është i plotë

Pierre Richard Prosper, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën e pestë të ecurisë së çështjes, është ankuar lidhur me materialet të cilat ua ka ofruar Prokuroria, përcjell Insajderi.

Ai ka thënë se nuk mund të kundërshtojë asgjë, pasi sipas tij, informacionet nuk janë të plota dhe se dokumentet po i marrin copë-copë nga Prokuroria.

“Prokuroria ka filluar punën para pesë vjetëve dhe duhet të ishte gati. Ata e kanë paraqitur aktakuzën para një viti e gjysmë. Ankohen se kanë punë tjera. Përse po e bëni aktakuzën atëherë? Na keni vënë në një pozitë ku klientët tanë kanë humbur lirinë pse Prokuroria nuk është gati dhe ne po marrim materialin sipas tekave të tyre. Kjo është shqetësuese për ne dhe shkel të drejtat e njeriut. Është një gjë që na shqetëson dhe duhet rregulluar menjëherë”, ka thënë ai.

Sipas tij, është thelbësore që ta kenë dosjen paraprake.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte./Insajderi.com